Lefterit… (Kokës)
Nga Ylli Manjani/
Lefter Koka është një shok i mirë politik dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.
Sinqerisht nuk e mendoj ende që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.
Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës, përfshi këtu edhe LSI.
Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.
Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.
Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…