FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëkundet veriu i Shqipërisë! Tre goditje tërmeti në orët e para të mëngjesit

Lëkundet veriu i Shqipërisë! Tre goditje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.

Në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhjetë minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë3.4, 2 km në verilindje të Koplikut. Nuk raportohet për dëme deri më tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?