Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, sizmologu Koçi: Thjesht pasgoditje normale!

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar rreth orës 17:03 minuta të pasdites së sotme.

Lëkundja ishte me magnitudë 4.3, me epiqendër në Vorë.Lëkundja e tërmetit është ndjerë edhe në Durrës dhe zonën e Fushë-Krujës.

IGJEUM, thotë se lëkundja e tërmetit kishte një magnitudë prej 4.3 me thellësi prej 29 km. Të paktën 9 tërmete janë ndjerë gjatë ditës së sotme me magnitudë nga 3 e më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sizmiologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?