Lëndë toksike nga Durrësi drejt Tajlandës/ Berisha kërkon komision hetimor me OKB, OSBE dhe NATO-n
Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Sali Berisha në një reagim për këtë ngjarje, thotë se kërkon një komision hetimor, edhe me prezencën e OSBE-së dhe NATO-s për të hetuar këtë çështje.
”Ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij. Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu ç’aktivizuar dhe groposur. Pra ekziston një rrumor se Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese, se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit”,-tha Berisha.
Sipas tij Partia Demokratike i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.