Lesi: Berisha ishte problemi në zgjedhje për PD. Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku sollën një frymë të re

Botuesi i ”Koha Jonë”, Nikollë Lesi i ftuar në ”Top Story” (Top Channel) dhe i pyetur se pse humbi PD ai tha ndër të tjera se ishte Berisha problemi më kryesor për humbjen e PD në këto zgjedhje, teksa argumentoi se kryedemokrati nuk krijoi frymë tek qytetarët apo besim si në vitin 2004-2005. Sakaq ai shtoi se emrat si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku të cilët grumbulluan shumë vota për PD, sollën edhe një frymë të re.

Nikoll Lesi tha disa arësye që për botuesin e njohur ishin vendimtare në humbjen e PD. Së pari nuk arriti të krijonte Qeveri Teknike ndonëse e premtoi fort para demokratëve, nuk arriti të fuste në koalicion edhe partitë e reja, të cilat morën afro 150 mijë vota, pra 10 deputetë, nuk futi në lista të hapura krejt njerëzit kryesorë në opozitë, por iu siguroi mandatin e deputetit te lista e mbyllur, pa bërë fushatë përballje, Berisha nuk pranonte alarmin e sondazheve që e nxirrnin me diferencë të madhe nga Rama, dhe më kryesorja nuk duhej të kandidonte vetë për kryeministër.

”Përherë qeveria mbetet problemi për një shoqeri. Por problemi në këto zgjedhje për mua ishte edhe PD ose doktor Berisha. Kur themi PD, nënkuptojmë Berisha. Lideri demokrat tha prerë që nuk do futemi në zgjedhje pa qeveri teknike. Por hyri në zgjedhje. Nuk duhej kurrsesi, ndërkohë meqënëse u fut në zgjedhje duhej  të vendosete një figurë si kandidat për kryeministër që të mos ishte fare as ish-deputet apo ish-ministër. Që të merrte vota nga të gjitha anët, por sidomos te pjesa e elektoratit “gri”.

Ishte një Berishë tjetër në 2004, atëhere krijoi besim, figurë dhe rrëzoi kryeministrin e PS, Fatos Nano. Kishte frymë, zjarr elektoral, ndërsa ketë herë nuk kishin besim njerëzit. Pra, problemi është doktori. Doktori për mua nuk do ta japë dorëheqjen. Ai nuk ikën ndonëse mendoj se e ka mbaruar epokën e tij Berisha. Ka bërë histori, por dhe protagonizmi ka një fund”- tha Lesi në ”Top Story”.

"Berisha dështoi", Lesi ngre tonet në studio: Ore duhet të bënte aleancë me dreqin, tani të iki

SHKARKO APP