Berisha akuza qeverise, Leskaj i heq zërin në Kuvend

Ka rinisur punimet Kuvendi, pas tensionimit të situatës të pak minutave më parë, që çoi në ndërprerje të seancës.

Marrja e fjalës për procedurë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe tejkalimi i kohës së përcaktuar nga rregullorja e Kuvendit për minutazhin e replikave ka detyruar nënkryetaren e Kuvendit Valentina Leskaj që ti ndërpresë transmetimin me zë të Berishës.

Teksa lëshonte akuza ndaj maxhorancës por edhe ndaj ministrit Beqaj, sa i takon publikimit dje të një audio regjistrimi që u publikua në emision ‘Stop’, ku një qytetar pretendonte se ishte pushuar nga puna nga ministri, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i ndërpret Berishës audios në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeni të verbër nga sytë e mendjes. A nuk doli kolegu juaj këtu, para jush. A keni ju ndërgjegje njerëzore dhe bëri një aktakuzë të gjerë kundër opozitës. Po kush e hapi? A nuk janë diskutantët tanë që u lidhën në diskutim me rëndin e ditës. Ju sulmuat opozitën. Ti thua jo, pro i tillë je ti. Ke humbur dinjitetin tënd. Ai ishit ju ata që e bëni këtë gjë në seancë. Për çfarë ishte puna që të akuzoni opozitën për integrimin? Të keni turp. Pikërisht se përpiqeni, por çfarë mendoni ju se opozita nuk ka takime? Burime i ka të gjitha opozita. Ju në vend që të shprehni një vlerësim, vini në bankën e të akuzarve opozitën. Nëse u vendos rekomandimi u vendos se u votua këtu kushtetuta nga opozita. nëse nuk ju hapen negociatat, nuk ju hapen se keni këtë sjellje. Ju lëshoni tonelata akuzat. U diskutua seancën e kaluar, dhe se iu fiksuam mendja atij që udhëhiqet nga fiksimet dhe jo nga parimet. Ju dilni këtu dhe mashtroni, trilloni, pastaj hetoni shpëtuam shpirtin. Nuk ka shpëtim me mashtrim. E dini apo jo? Nuk është kjo në librat e shenjtë. Lexoni librat e Shenjtë. Ju kërkoni shpëtimin e shpirtit në mashtrime. Ju ja keni dhënë fjalën atij, por ai nuk meriton të jetë këtu. A ka tre mjek këtu?”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Berisha nisi të fliste, në një kohë që atij i ishte ndërprerë audio, duke mos u dëgjuar në sallë dhe në transmetim direkt në Televizione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?