Letra e 7 vendeve të BE-së: Europa jo e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Paçka se debati për moshapjen e negociatave vijon në vend, 7 vende që janë anëtare të BE-së, i kanë bërë thirrje Komisionit Europian që të përpunojë deri në janar 2020, propozime konkrete për mënyra për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument për të mbështetur reformat dhe përpjekjet e integrimit në rajon.

Në një letër drejtuar presidentit të KE-së Jean Claude Juncker, këto vende theksojnë se pa pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur arritjet e e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Evropa nuk do ishte e plotë.

Nuk ka dyshime thuhet në letër, se stabiliteti dhe siguria dhe progresi i reformave në rajon arrihet më mirë përmes integrimit në BE. Më tej këto vende shprehin mbështetjen e tyre për ecurinë e procesit të hapjes së negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?