Letra e komisionarit Hahn për Ramën, Bashën dhe Metën
Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn i ka dërguar një letër kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe kreut të Partisë Demokratike, ku parashtrohet edhe propozimi i konsensusit për reformën në drejtësi.
Bëhet fjalë për një propozim që është bazuar mbi atë që njihet si propozimi hibrid. Sipas Hahn, ONM do të vendoset në Kushtetutë si bazë ligjore. Megjithatë, ONM do të ofrojë vetëm rekomandime, që nuk kanë forcë ligjore.
Kjo është ajo që ka fituar PD. Sipas Hahn, këto rekomandime të ONM do të përfshijnë edhe një arsyetim, në të cilin pozicioni do të shpjegohet sipas kritereve të vendosura me ligj.
“Pas bisedave telefonike me ju te tre, dje dhe sot, dua te ritheksoj edhe njëherë pikat e mëposhtme te te ashtuquajturit propozim hibrid, i cili është i vetmi ne tryeze. Pikat janë vija te kuqe per komunitetin ndërkombëtar, ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht gjate procesit. Se pari, roli i misionit ndërkombëtar te monitorimit, MNM, duhet te ketë nje baze te qëndrueshme ligjore ne kushtetutën e vendit. Se dyti, e rikonfirmoj, siç e kemi ritheksuar gjate diskutimeve, qe MNM do te paraqesë rekomandime, te cilat nuk jane te detyrueshme ligjërisht. megjithatë, këto rekomandime do te përfshijnë nje arsyetim, ku qëndrimi i marre do te shpjegohet sipas kritereve te përcaktuara ne ligj.”
Zyrtari i larte i Brukselit ne fund te letrës se tij shpreh besimin se do te tre liderët do te bien dakord mbi ketë baze dhe reforma te votohet unanimisht te enjten.
KOHA JONË SONDAZH

