Letra e LSI-së: Të zgjidhen problemet e fermerëve
Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave Arben Ahmetaj; ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, duke shprehur shqetësimin për problemet e fermerëve.
Sipas LSI-së, fermerët ngrejnë shqetësimin për shitblerjen e produkteve bujqësore dhe skemave të subvencionimit. Një tjetër shqetësim është edhe shërbimi në dogana.
“Një tjetër problem me mjaft rëndësi që lidhet me mënyrën direkte me shitjen e prodhimit bujqësor, është se: doganat i mbyllin shërbimet doganore në orën 20:00, ndërkohë që maunet me prodhime bujqësore lëvizin shumë përtej këtij orari. Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë të destinacionit, gjë që shoqërohen me penalitete për prodhuesit dhe eksportuesit tanë”, thuhet në pikën 3 të letrës së LSI-së, zbardhur nga ‘Ora News’.
Për këtë arsye, kjo parti propozon që të aplikohet shërbim 24 orë në dogana, të paktën për ngarkesat bujqësore.
“Njëkohësisht të krijohet një linjë e dedikuar për kamionët me prodhime bujqësore (linja e gjelbër doganore)”, thuhet më tej në letër.
KOHA JONË SONDAZH

