Letra e Ramës, Paloka për ”KJ”: Po përplaset edhe me të majtët

Mëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:

A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër.

”Koha Jonë”, kërkoi reagimin e opozitës politike. Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”,-thotë Paloka për ”Koha Jonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?