FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizja “Bashkë” e udhëhequr nga Arlind Qorri: Këtë shtunë protestë në sheshin “Skënderbej”, ora 11.00!

Lëvizja “Bashkë”, e udhëhequr nga Arlind Qorri, ka njoftuar për nesër një protestë në Sheshin “Skëndërbej”. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në “Facebook”.

Protesta ka si kryefjalë të saj korrupsionin, duke renditur pagat dhe pensionet e ulëta. Mes të tjerash Lëvizja “Bashkë” thekson se ata që vjedhin kanë emra, ndërsa fton qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së nesërme.

THIRRJA

Swiss Digital Desktop Reklama

PO AFRON ORA E PROTESTËS

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë shpërndarë thirrjet e fundit për protestën antikorrupsion. Të shumtë janë qytetarët që po vetëdijesohen për karakterin shkatërrimtar të korrupsionit. Korrupsioni lidhet drejtpërdrejt me pagat dhe pensionet e ulta, me degradimin e spitaleve e të shkollave, me zhdukjen e hapësirës publike dhe fushave sportive, me emigrimin masiv dhe kostot e larta të jetesës.

Ata që na vjedhin kanë emra. Ndaj ne duhet të ngremë zërin që secili prej tyre të përballet me drejtësinë. Nesër presim shumë bashkëqytetarë sepse të shumtë jemi ne që vuajmë nga korrupsioni, keqqeverisja dhe nëpërkëmbja.

Bashkë kundër korrupsionit!

Nesër në orën 11:00 në sheshin Skënderbej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?