Lëvizje në policinë e shtetit, Ilir Proda ndryshon shefat e komisariateve në Tiranë

Policia e Shtetit ka bërë lëvizje të rëndësishme në nivelet drejtuese këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Poda. Ndryshimet përfshijnë emërime të reja në disa komisariate policie në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Idriz Daulle, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë, duke zëvendësuar Besmir Qebinin, i cili do të marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë në Kukës.

Emërimet e reja në Policinë e Shtetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Idriz Daulle, nga zvdr i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?