Lëvizje në zyrën e Ramës, kreu i KQZ-së Denar Biba në Kryeministri

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkuar paraditen e së mërkurës në selinë e Kryeministrisë.

Nuk është mësuar ende se me kë është takuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kryeministri, por Denar Biba shkoi atje pak minuta pas takimit të Edi Ramës me Ilir Metën në selinë e Kuvendit dhe pas përmendjes një natë më parë të KQZ-së si pjesë e një marrëveshjeje politike, njofton top channel.

Ditën e djeshme negociatorët e PPE-së dhe Parlamentit Europian propozuan që kryetari i KQZ-së t’i akordohej opozitës si post, përmes një ndryshimi ligjor. Një kërkesë të cilën kryeministri e pranoi. Por negociatat “ngecën” tek kushti i opozitës për qeveri teknike, një kërkesë që kryeministri nuk e ka pranuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?