“LIBRA” e Blushit, ja sa anëtarë iu bashkuan për dy ditë
Deputeti Ben Blushi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se vetëm dy ditë nga prezantimi i partisë së re numërohen 1503 anëtarë të rinj.
Ai ka postuar edhe një link, ku çdokush mund të anëtarësohet në këtë parti. Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, zgjodhi ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e re.
Partia e tij quhet “Lista e Barabartë”, ndërsa inicialet e partisë janë “LIBRA”. Edhe më herët ai ka thënë se “LIBRA” është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.
KOHA JONË SONDAZH

