LIBRA vëzhgon zgjedhjet në SHBA, Hafizi: Elektronika edhe në zgjedhjet tona s’ka pse të mos aplikohet
Një ndër themelueset e lëvizjes më të re politike shqiptare, deputetja Mimoza Hafizi po merr pjesë si vëzhguese e zgjedhjeve presidenciale që po mbahen në SHBA, e deleguar nga Asambleja Parlamentare e OSBE.
Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-deputetja e PS-së shkruan se po tregon një kujdes të veçantë nda mënyrës elektronike të votës.
“Vetëm 10 sekonda. As dhjetra mijra numërues, as qindra makina që transportojnë kutitë, as dhjetra mijra vëzhgues të stresuar, as ditë të tëra zvarritjeje për rezultatin”- shprehet Hafizi, duke shtuar se s’ka asnjë arsye bindëse që ky sistem numërimi të mos pranohet në zgjedhjet tona.
Komenti i Hafizit
“Ditë e veçantë në SHBA, si vëzhguese e zgjedhjeve, deleguar nga Asambleja Parlamentare e OSBE.
Jam shumë e vëmendshme ndaj mënyrës elektronike të numërimit të votës.
Çdo votues, pasi plotëson fletën e votimit, e fut vetë te makina e numërimit. Vetëm 10 sekonda!
As dhjetra mijra numërues, as qindra makina që transportojnë kutitë, as dhjetra mijra vëzhgues të stresuar, as ditë të tëra zvarritjeje për rezultatin.
Vetëm 10 sekonda, në një kompjuter të thjeshtë, që mund ta ketë pa problem çdo qendër votimi edhe në Shqipëri.
S’ka asnjë arsye bindëse që ky sistem numërimi të mos pranohet në zgjedhjet tona”.

KOHA JONË SONDAZH

