Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Libri historik për Durrësin/Sipërmarrësi Lorenc Goga: Ky qytet nuk duhet të identifikohet me tulla dhe beton, por me kulturën dhe qytetarinë

Aktualitet
E mërkurë, 10 Shkurt 2021 15:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autori Bashkim Kadiu ka promovuar sot në Durrës librin historik “Vlerë e Jetuar”, i cili përmbledhë në disa vëllime figurat historike dhe personazhe më të njohura të qytetit të Durrës.

Në ceremoninë e promovimit të librit merrte pjesë Presidentit i Republikës, Ilir Meta, historianë, intelektualë dhe qytetarë të Durrësit.

Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptaro-italian, Lorenc Goga, pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Durrësit, i pranishëm në këtë aktivitet foli për vlerat që sjellin për brezin e ri të durrsakëve botime të tilla me karakter historik.

Goga u shpreh se libri na detyron të hedhim sytë pas në kohë, kur Durrësi nuk identifikohej si sot me betonin dhe tulla, por me qytetarinë dhe kulturën. “Ky libër ngjall të lexuesit dëshirën për të jetuar qytetin si komunitet. Qyteti jonë nuk është pasqyruar si një bashkësi tullash dhe betoni të mbledhura aty në mënyrë okazionale, imazh që për fat të keq jemi mësuar t’ja bashkëlidhim Durrësit këto vite të fundit, por përkundrazi Durrësi këtu merr një tjetër rëndësi, që është ajo e një qyteti plotë vitalitet, një qyteti plotë shpirt dhe një qyteti plotë identitet”,- tha Goga.

Duke përmendur emra të personazheve të njohura të Durrësit që përmend në libër, Lorenc Goga u shpreh se veprat dhe puna e tyre janë një testament qytetarie që të rinjtë duhet ta kthejnë në realitet. “Mendoj se ka ardhur koha, sidomos për ne të rinjtë, të mbajmë më shumë përgjegjësi për qytetin duke ndërrmarrë sa më shumë nisma duke ringritur qytetin tonë aty ku meriton dhe duke respektuar kështu amanetin e paraardhësve tanë”,- tha Lorenc Goga.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë e sipërmarrësit Lorenc Goga në promovimin e librit, “Vlerë e Jetuar” të autorit Bashkim Kadiu  

Dua të falënderoj Z. Kadiu i cili më ofroi këtë privilegj të jem i pranishëm në një hapësirë të dedikuar librit “Vlerë e Jetuar”, volumi i fundi i një kolane të çmuar për qytetin e tonë. Shpresoj që në vazhdim të vijosh me këto publikme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndjehem shumë i lumtur që jam sot këtu si një përfaqësues i një familje të vjetër Durrsake, si familja Goga dhe shikojë praninë time si një mundësi të çmuar për të nënvizuar kontributin e kësaj familje në qytetin tonë.

Jam i sigurt që gjyshi im Vlash Goga me vëllain e tij Thoma Tom Goga, emrin e të cilit mban dhe babai im do të jenë duke na parë atje lartë me krenari.

Kur fillova të lexoja volumin “Vlerë e Jetuar” mu krijua një ndjesi shumë ë veçantë, mu duk sikur po bëja një ecje në “Vollga”, në një mbrëmje qershori nga ato të viteve më parë, atëherë kur shëtisje dhe takoje shumë qytetarë durrsak. U ndjeva përsëri pjesë e një qyteti dhe komuniteti i cilin ndan me krenari të njëjtat vlera dhe  padyshim të njëjtën histori të lavdishme.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Ky libër ngjall të lexuesit dëshirën për të jetuar qytetin si komunitet. Qyteti jonë nuk është pasqyruar si një bashkësi tullash dhe betoni të mbledhura aty në mënyrë okazionale, imazh që për fat të keq jemi mësuar t’ja bashkëlidhim Durrësit këto vite të fundit, por përkundrazi Durrësi këtu merr një tjetër rëndësi, që është ajo e një qyteti plotë vitalitet, një qyteti plotë shpirt dhe një qyteti plotë identitet.

Në këtë volum gërshetohen rrjedhshëm histori të qytetarëve tanë, nga kompozitor te shkrimtar, nga profesionistë të ndryshëm tek sportistë me vlera. Dua të theksoj që ndjeva një lumturi të madhe kur gjeta të pasqyruar në këtë volum edhe disa njerëz të shquar durrsak si; Karlo Gashi, Xhaferr Qesja, Xhod Beja me familjet e të cilëve jam shumë i lidhur. Gjë që nënvizon se genet durrsake nuk gënjejnë dhe sesa garanci japin për një të ardhme të suksesshme.

Z. Kadiu, në këndvështrimin tim, dëshiron të na kujtojë nëpërmjet këtij libri vlerën dhe rëndësinë e fjalës qytet, në konceptin me perëndimor dhe europian që është ai i të jetuarit së bashku, i takimeve nëpër sheshe, i vlerës së hapësirës së përbashkët si kundërshtim i fanatizmit dhe individualizmit të hapësirës private. Durrësi i përket qytetarëve të tij, ashtu siç këta qytetarë i përkasin thellësisht Durrësit

Shpresoj që iniciativa të tilla, si kjo e z. Kadiu dhe takime si ky i sotmi të mos ngelen enevnimente të rralla dhe të izoluara. Mendoj se ka ardhur koha, sidomos për ne të rinjtë, të mbajmë më shumë përgjegjësi për qytetin duke ndërrmarrë sa më shumë nisma duke ringritur qytetin tonë aty ku meriton dhe duke respektuar kështu amanetin e paraardhësve tanë.

https://streamable.com/3p3dbi

Etiketat e lidhura

Lorenc Goga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.