Liderët e BE vendosin të dielën për emigrantët
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thirrur të dielën në Bruksel një mbledhje pune informale me temën e emigracionit dhe azilit.
Në mbledhje do të marrin pjesë një grup krerësh shtetesh dhe qeverish të vendeve të përfshira në gjetjen e zgjidhjeve europiane në prag të mbledhjes së Këshillit të Europës.
Lajmin e bën të ditur Komisioni Europian përmes një komunikate zyrtare.
Mbledhja do të mbahet në Bruksel dhe do të bëjë bashkë liderët e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Bullgarisë dhe Austrisë si edhe përfaqësues të institucioneve të BE-së.