FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ligjet”, socialistët i kërkojnë llogari ministrit të LSI: 35 mln $ për 4 km rrugë?!

Socialistët sulmojnë ministrin e Transporteve të LSI, Sokol Dervishi, për shtesën e kontratës për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ishte Pandeli Majko i cili kërkoi shpjegime se pse nevojiten 35 milionë dollarë për ndërtimin e 4 km rrugë.

“Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Ç’ështje kjo vlerë 35 milion dollarë për 4 kilometra rruge?! Duam sqarime me zë dhe figurë“, u shpreh deputeti socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, specialisti i Ministrisë së Transporte deklaroi se ka pasur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat që do të ndërtohen do jenë deri në 700 metra. 3

Swiss Digital Mobile Reklama

“5 milion dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge“, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?