Ligji për gjuhën shqipe, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet Rusisë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së Jashtme Ruse, e cila tha se deklaratat e Ramës për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Nëpërmjet një reagimi në tëitter, ministirja e Jashtme e Shqipërisë thotë se Shqipëria mbetet e interesuar për harmoni etnik, stabilitet dhe prespektivë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Ministria thotë se shpreh keqardhje për keqinterpretimet që Ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë deklaratave të kryeministrit Rama.
“Në përgëzojmë miratimin e ligjit, pasi ajo përmbush një nga angazhimet, sipas Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në reagim.
Deklarata e ministrise se Jashtme te Rusisë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 14 janar, sipas të cilit Partia Socialiste ka kontribuuar për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe kontributin vendimtar të kësaj partie për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Ministria e Jashtme ruse thotë se këto deklarata konfirmojnë “qëllimin e zt.Rama që të vazhdojë të promovojë Platformën famëkeqe të Tiranës, të cilën ai ndihmoi për ta hartuar.
KOHA JONË SONDAZH

