Linda Rama bëhet pjesë e apelit bashkë me Cherie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë e goditura nga kriza e Covid: Gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese
Bashkëshortja e kryeministrit Rama, zonja Linda Rama, është bere pjese e #WomansEntrepreneurshipDay. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Rama e cila nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkruan se ndjehet e privilegjuar që i është bashkuar kesaj nisme te rëndësishëme për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Zonja Rama është bërë pjesë e apelit bashke me Cherie Blair dhe Hillary Clinton per te mbeshtetur grate e goditura nga kriza e Covid-19. Duke shperndare videon, në Twitter Linda Rama shkruan se pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese.
Postimi i plotë i zonjës Linda Rama:
This #WomensEntrepreneurshipDay I'm launching an appeal with @CherieBlairFndn to support women entrepreneurs in low and middle income countries. Despite the year's unprecedented challenges women entrepreneurs persist—and you can support them:
https://t.co/QlyJjPQjaU#100000Women pic.twitter.com/PCqM4CRfuQ— Linda Rama (@lindaramaal) November 19, 2020