Lindita Nikolla mesazh për ditëlindjen e Nënë Terezës: Paqja nuk vjen me armë, por me dashuri

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot me një mesazh ditëlindjen e Nënë Terezës. Nikolla citoi një thënie të Nënë Terezës, ku u shpreh se; ‘Paqja nuk vjen me armë, por me dashuri’.

Sot është ditëlindja e Nënë Terezës, shqiptares së madhe që me jetën, përkushtimin, mësimet dhe veprën e saj na frymëzoi dhe edukoi ta shohim botën me sytë e dashurisë, shërbimit, mirësisë, paqes dhe besimit.
Nënë Tereza ishte edhe një shërbëtore e angazhuar e paqes. Sot, në këtë botë të trazuar, kur lufta në një pjesë të planetit jo larg nesh është jo më një rrezik, por realitet, janë domethënëse fjalët e Nënë Terezës: “Paqja nuk vjen me pushkë e bomba, por me dashuri e dhembshuri!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?