Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lindita Nikolla pritet nga Presidenti i Dhomës së deputetëve të Italisë, Fontana: Shqipëria dhe Italia, fqinjë me lidhje njerëzore

Lindita Nikolla pritet nga Presidenti i Dhomës së deputetëve të Italisë, Fontana: Shqipëria dhe Italia, fqinjë me lidhje njerëzore

Aktualitet
E martë, 7 Mars 2023 19:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, shoqëruar nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, Zëvendëskryetari, Agron Gjerkmarkaj, Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë me Italinë, Arben Pëllumbi, si edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në takimin me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Midis Shqipërisë dhe Italisë po zhvillohet nje Partneritet Strategjik dhe bashkëpunim i shkëlqyer dypalësh, i cili mbështetet në marrëdhëniet historike, kulturore, ekonomike, politike e njerëzore mes popujve tanë. Italia ka qenë ndër mbështetësit më tëfortë të Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit dhe një avokate e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë dhe ne kemi besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave. Vlerësojmë faktin që qeveria e re italiane e konsideron prioritet rajonin e Ballkanit dhe do ta fokusojë angazhimin e saj politik në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit. Samiti BE-BP, i mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ishte një sinjal i fortë për rrugëtimin e evropian të Shqipërisë dhe Ballkani Perëndimor. Italia është gjithashtu një partnere e privilegjuar tregtare dhe një nga donatoret kryesore dypalësh të Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë dhe komuniteti arbëresh në Itali si edhe prania e shtetasve italianë në Shqipëri po shërbejnë si ura të miqësisë midis dy popujve tanë”.

Mund t'ju interesojë

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Para 16 minutash
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 25 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 37 minutash

Kryetarja Nikolla vlerësoi angazhimin politik të qeverisë italiane dhe nismën e Dhomës së Deputetëve për të alokuar fonde për zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe i sugjeroi Presidentit Fontana përfundimin sa më shpejt të këtij procesi. Ajo vlerësoi kryesimin e shkëlqyer nga ana e Italisë të Këshillit të Evropës gjatë periudhës nëntor 2021-maj 2022 dhe bashkëpunimin mes vendeve tona në këtë organizatë të madhe e të rëndësishme evropiane.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, Nikolla kërkoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE si edhe për Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Mbi pretendimet e pabazuara për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, si një domosdoshmëri absolute për pajtimin dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.

Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, vuri në dukje se bashkëpunimi dypalësh mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë në të gjitha fushat dhe po kështu edhe mbështetja për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, i cili e ka vendin në BE. Dhoma e Deputetëve do të nxisë këtë mbështetje. Diplomacia parlamentare do t’i shërbejë zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe miqësisë mes dy popujve. Shqipëria dhe Italia janë dy fqinjë me lidhje njerëzore, të pandara nga njera-tjetra.

Bashkëbiseduesit vlerësuan si një moment historik pranimin nga Kosova dhe Serbia të Planit Evropianpër rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nënvizuan se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen e të dy vendeve dhe paqen në rajon. Shqipëria dhe Italia mbështesin luftën e drejtë të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Shqipëria, si një anëtare jo e përhershme e KS të OKB dhe bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës, po luan një rol kyç dhe aktiv në sigurimin e kësaj mbështetjeje.

Kryeparlamentarët Nikolla dhe Fontana diskutuan edhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve e dy parlamenteve në organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale. Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Fontana biseduan edhe mbi aspekte të avancimit në zbatimin e Protokollit të Bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë, i nënshkruar në prill 2022. Kryetarja Nikolla e ftoi Presidentin Fontana për një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila do të realizohet në një kohë të afërt.










Etiketat e lidhura

Lindita Nikolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 16 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 25 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.