Lindita Nikolla takon ambasadoren e Izraelit: Shqipëria në mbështetje të Izraelit, kundër terroristëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e Izraelit, znj. Galit Peleg, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit të luftës në Izrael.

Kryetarja Nikolla i rikonfirmoi Ambasadores Peleg se Kuvendi, Qeveria dhe populli shqiptar dënojnë ashpër sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit dhe qëndrojmë përkrah popullit izraelit në këto momente të vështira lufte. Kjo nuk është vetëm lufta e Izraelit, por një luftë mes botës së qytetëruar dhe terroristëve. Në këto momente më shumë se tragjike për të gjithë popullin izraelit, bota e qytetëruar qëndron me ta dhe dënon terrorizmin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Shqipëria qëndron në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes.

Ambasadorja Peleg falenderoi Kryetaren Nikolla për mbështetjen që Kuvendi, Qeveria dhe populli i Shqipërisë po i japin Izraelit në këto ditë të vështira dhe theksoi se kjo luftë nuk drejtohet kundër popullit të Palestinës, por kundër terroristëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?