Lindita Nikolla uron Festën e Kurban Bajramit: Simbol i sakrifices e mirësisë njerëzore

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shëndet e bekime në familjet e tyre. Kurban Bajrami është tashmë një festë popullore, që i kapërcen kufijtë e besimit dhe të komunitetit mysliman, bashkë me të cilin gëzojnë të gjithë shqiptarët. Mozaiku, respekti dhe harmonia fetare e Shqipërisë dhe shqiptarëve është një mundësi për më shumë gëzime e mirënjohje. Festa e Kurban Bajramit është një shenjë jo vetëm e përkushtimit fetar, por edhe e sakrifices, e mirësisë dhe e devotshmërisë njerëzore. Është një thirrje për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe lehtësimin e vuajtjeve të të varfërve, të dobtëve dhe atyre që kanë më shumë nevojë.

Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?