Lindita Nikolla uron gjithë shqiptarët për Ditën e Verës: Paçim një verë plot jetë

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebookk”, Nikolla ka uruar të gjithë shqiptarët një stinë të bukur plot jetë.

“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona.
Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë.”, shkruan Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?