Listat e mbyllura për deputetët, Basha: Ata që na akuzuan si bashkëpunëtorë të qeverisjes, sot janë bërë ortakë

”Atentat ndaj demokracisë shqiptare”, e quan Lulzim Basha listat e mbyllura për deputetët, sikurse parashikon drafti për ndryshimet në kodin zgjedhor, i dakorduar mes PS-së dhe PD-së. Basha akuzon Sali Berishënm, duke thënë se është bërë ortak me Edi Ramën.

”Ata që na kanë akuzuar si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, tashmë janë ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin. Atentati ndaj demokracisë shqiptare, i cili është konkluduar ditën e djeshme, do të bëjë pikërisht këtë, të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë tashmë prej 24 orësh e ka marrë vesh i madh e i vogël. Më vjen mirë që edhe disa që akoma nuk u ka dalë narkoza e mashtrimeve dhe gënjeshtrave që kanë hedhur me shumicë dhe me skarcitet në dy vitet e fundit, tashmë po ndërgjegjësohen se ata që thërrisnin më shumë “kapeni hajdutin”, janë hajdutët e vërtetë të demokracisë shqiptare.

Ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, jo vetëm ortakët e tyre në media, jo vetëm ortakët e tyre në korrupsion dhe lirimin e të korruptuarve, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin”,-tha Basha.

SHKARKO APP