LIVE/ PS mbyll fushatën, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama

Partia Socialiste mbyll këtë të premte fushatën elektorale në Qarkun Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, me një takim në Parkun Olimpik. Pjesëmarrja në takimin e PS është e jashtëzakonshme dhe ndër më të mëdhat që janë regjistruar gjatë kësaj fushate. Artistja e ftuar në këtë fushatë përmbyllëse është Elvana Gjata, e cila bëri thirrje që të votohet më 11 maj për Shqipërinë Europiane. Kryeministri Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, Linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama u pa edhe me një trëndafil në duar.

Pasi folën të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së për qarkun e Tiranës, e mori fjalën kryeministri Rama. Ai tha ndër të tjera se “E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar.

Nuk besoj te rastësitë, nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditrën e evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve për të firmosur marrëveshjen evropiane, për Shqipërinë në BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej Rama tha se poshtë 78 mandatëve deputeti nuk do të biem me 11 maj. Me pas ai shtoi se sot ne kemi si PS 74 deputetë dhe me pak se kaq nuk kemi ku shkojmë, ndaj vetëm do ti shtojmë mandatet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja se çfarë tha saktësisht për këtë: “Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën qark do ta humbim një nga këto 74 mandate. Në Kukës në mos e marrshim ndonjë tjetër, nuk kanë si na e marrin atë që kemi. Se nuk e lejon aritmetika. Ajo që kam mësuar në liceun artistik.

Në Shkodër kemi 3 mandate, pse ta humbim një tjetër. Apo mos vallë antikomunisti Bardh Hardhuca po e transformon Shkodrën nga plehërat në një vend të denjë për statusin e kryeqytetit të veriut? Ajo që kemi bërë 2 vjet në Shkodër me Benetin, marrim një mandat plus minimumi.

Vazhdojmë në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Rilindja e Lacit pas kënetës.

Në Durrës kemi 8 mandate dhe mund të humbim 1 vetëm nëse qytetarët do të binden se kryebashkiaku turiverdhë, 8 mandate në Durrës janë një mur që nuk i lëviz dot as topi.

Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije., nëse zgjedhësit nuk e marrin vesh se formulën1 do ta sjellë Luciano, dhe një plus hyn në 11 maj.

9 në Fier, Gazi i botës nuk ka shans të ndalojë mandatin e 10.

Në Berat Korcë e Gjirokastër nuk i lëviz dot mandatet tona, në Vlorë mund të marrim 9, por nuk hyn te minimumi, sic ishte 74 në 2021. Pra të katërtin plus që na con në 78 minimumi do ta marrim në Dibër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?