LIVE/Rama: Lulzim a të vij që nesër në çadër? Më thuaj orën
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Kryeministri Rama tha se ka dy ditë që “i lutet” Bashës që të vijë të dialogojë. “Kam dy ditë që i lutem të vijë të dialogojë, ose i shkojë unë. Për çfarë të dojë ai mund të flasim. Do të flasim për qeveri teknike? Hajde flasim”, tha Rama te emisioni i Rakipit.
Rakipi: Basha ka deklaruar në momentin kur po flisnin se ‘Rama refuzon të negociojë’
Rama: Ça të negocioj?
Rakipi: Ka çuar njeri që të negocioj? Kush është ky njeri?
Rama: Unë kam vendosur që të ulemi dhe në një tryezë për dialog, Ata kanë kërkuar qeverinë teknike. Unë kam qenë dakord për të hapur dialogun politik.
Rakipi: Unë mendoj se ju keni të drejtë për rrugën. Por ai ka vendosu që të bëjë një axhendë.
Rama: Ai është në krizë nervore të PD. Unë nuk e di kush është personi. Dhe i kam thënë se jam dakord të ulem. Lulzim nesër në çadër. Nëse në çadër ju shqetësoj, kudo qoftë jam gati të vij në një axhendë që të bisedojmë. Me jep orën dhe vendin, mos ki frikë nga dialogu.
Sipas tij, kreu i PD-së, është mësuar t’i dhurohen gjërat, dhe në formën e dhuratës do edhe çelësat e kryeministrisë.
“Janë dy gjëra të ndryshme, unë nuk i ngatërroj. Ajo që thotë Basha është një gjë tjetër, ajo e Metës një tjetër gjë. Kam dy ditë që pres një orë, një vend për tu ulur me Lulzim Bashën, me këdo që do të marrë me vete, të diskutojmë për datën e zgjedhjeve, ai nuk kam orë as vend, vetëm thotë komplot, ndërsa unë i lutem kreut të PD-së të vijë të flasë. Kur kërkoja dialog me paraardhësin tim në detyrë, dhe thoshte jo, nuk pranoj të ulem thoshte. Ky kërkon çelësat e zyrës t’i dorëzohen tek çadra se s’ka fituar asnjë betejë vetëm ia kanë dhuruar. Kjo është krizë nervore e PD, jemi në kushtet e një irracionaliteti që e kupton”,- tha ai.
21:30/Rama: PS nuk e ndalon kush të hyjë në zgjedhje
Pyetjes së Ylli Rakipit, nëse PS-ja do të hyjë në zgjedhje edhe pa aleatin e koalicionit pa LSI-në, kreu i qeverisë u shpreh se zgjedhjet i administraton KQZ dhe jo qeveria. Më tej Rama u shpreh se: “PS nuk e ndalon kush të hyjë në zgjedhje”.
Ai tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Korenë e Veriut. “Në Korenë e Veriut, ka vetëm një parti dhe të tjerat janë të jashtëligjshme. Këtu ka shumë parti dhe se cili ka të drejtë të garojë. Neve s’na pengon njeri të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të marrim”, u shpreh Rama.
21:15/Rama nxjerr veglat mjekësore
Teksa fliste për dallimet mes protestës së opozitës tek ‘çadra e lirisë’ dhe punës së qeverisë në këto 4 vite, Rama nuk ka nguruar që të hapë veglat mjekësore live, ndërsa tha se këto ishin ato çka kishte trashëguar spitali në kohën kur mori qeverinë. Kreu i ekzekutivit tha se me ato lloj bisturish të vjetra të kohës së Enver Hoxhës është punuar deri para një jave në maternitet.
“Atë të koncesionit mos ma lër pa përmendur, pasi dëgjova një nga agallarët e katundit që tha se kjo qeveri do mbahet mend për koncesionet. ( Hap live një kuti me instrumente mjekësore)”, ndërsa nuk ka nguruar që të ironizojë faktin se këto pajisje të vjetra do t’i mbajë kujtim.
21:05/ Rama: Pse hapa televizionin tim!
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, për të folur lidhur me situatën e tensionuar politike, Kryeministri Edi Rama ka folur fillimisht për ERTV ( Edi Rama Televizion). Ai është shprehur se është një opsion alternativë për të komunikuar me qytetarët. Sipas tij, në përgjegjësi TV ndërmjetësojnë palë të treta.
“Është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha, pa ndërmjetësues, pa ndërmjetësinë tuaj, që me vjen keq ta them se, këtu në Tiranë ju ndërmjetësoni për llogari të të tretëve. Sa më shumë njerëzit ndjekin debate analistësh, aq më shumë nuk marrin vesh çfarë bëhet. Është opsion për të komunikuar pa ndërmjetës”.
Teksa ka sqaruar se videot live në Facebook-un e tij i transmeton për të shmangur “ndërmjetësit”, që në këtë rast janë gazetarët. “Katundit mediatik” të Edi Ramës, u kundërpërgjigjet drejtuesi i emisionit. “Tirana është një katund i madh. Ashtu siç thatë ju media katund, atëherë kemi një qeverisje katundarësh”, tha gazetari Ylli Rakipi. Kryeministri shtoi se: “Ka një katund politiko-mediatik dhe kjo është e vërtetë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154627866666523/
KOHA JONË SONDAZH

