FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Llatja: Do të shtojmë hapësirat e gjelbërta në të gjitha ambjentet e shkollave

Në këtë sezon mbjelljesh, që zgjat deri në muajin mars, kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ka vijuar mbjelljen e pemëve në gjimnazin e Kuqanit.

Pas shkollës në Hajdaran, ku u mbollën 20 pemë, nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i janë bashkuar edhe gjimnazistët e gjimnazit “Anastas Cakalli”, në Kuqan.

Llatja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të ndërrmarin nisma të tilla me qëllim që të shtojmë ambjentet e gjelbëruara anembanë.
Në gjimnazin e Kuqanit u mbollën 20 fifdanë të rinj, duke vijuar me ritme të larta nismën për gjelbërimin e hapësirave.

Swiss Digital Desktop Reklama

L.K, Koha Jonë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?