Lleshaj: Do të amendojmë ligjin, Operacioni Forca e Ligjit do të vijojë
Qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e Ligjit. Në prag të përfundimit të vlefshmërisë së aktit normativ, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se ligji do të amendohet. “Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kerkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur. “- tha Lleshaj në Përballë.
KOHA JONË SONDAZH

