Ngjela për akuzat e çiftit Meta-Kryemadhi ndaj SPAK: Po bëjnë lojë aktoriale!
Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Duke komentuar sjelljen e Kryemadhit dhe Metës, avokati tha se të dy janë në një lojë aktoriale për të bindur publikun se janë të pafajshëm përkundër akuzave që mund të rëndojnë ndaj tyre.
”Ata janë në lojë aktoriale. Sepse akuzës nuk kanë çfarë i bëjnë. Ata kërkojnë të bindin opinionin publik se jemi të pafajshëm. Kjo është esenca e të gjithë personave që kalojnë në një process penal por që kanë afekt në opinionin publik”,-tha Ngjela.
Të dy kanë zgjedhur të mbrohen në opinionin publik, herë pas here duke sulmuar SPAK-un.