Rama ia dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas

Nga Pallati i Brigadave në ceremoninë e rastit para nisjes së misionit sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sportistë pjesëmarrës. Para se të dorëzonte flamurin shqiptar, Rama tha se përgatitja e ekipit shqiptar këtë herë është më e mirë dhe se qeveria ka hapur një program për sportin.

“Përgatitja më e mirë se çdo herë tjetër. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik. Nuk kemi arritur ta motivojmë Komitetin Olimpik që të jetë në lartësinë e vetë, se misioni është edhe të qëndrojë pranë sportistëve. Misioni themelor i Komitetit Olimpik është krijimi i lëvizjes olimpike.

Pas misionit olimpik në Tokio, do ulemi bashkë me Komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të lidhur me sportin dhe prioritetin e prioritteve që është sporti për gjimnazet dhe universitetet. Kemi hartuar programin tonë për sportin.

Uroj që bashkëpunimi me Japoninë dhe ura e komunikimit që kemi ngritur të forcohet edhe falë këtij misioni. Sido që të jetë rezultati nëse ju bëni gjithçka mundeni e keni kryer detyrën”, tha Rama.

SHKARKO APP