Lorik Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Shqipëria përballë Serbisë është padyshim sfida që ka marrë vëmendjen në këto kualifikuese për ”Botërorin 2026”, kjo edhe për shkak të ngjarjeve në të kaluarën dhe të ndjeshmërinë që kanë tifozët. Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer se çfarë pret nga dy sfidat e ardhshme që do të vendosin dhe fatin e Shqipërisë për një vend në Botëror.
”Unë mendoj se çfarë kemi përjetuar ne si komb dhe sidomos pjesa e shqiptarëve në Jugosllavi, mua mu duk që në herën e parë diçka jo e logjikshme që të përballen në një grup. Para 10 vitesh i kemi lënë pas në klasifikim dhe është diçka që mund të bëjmë në të njëjtën mënyrë duke qenë se në grup është edhe Anglia që është favoritë për vendin e parë. Në atë kohë më ra të kisha dy lojtarë serb tek Lazio, por edhe në ekipet e tjera dhe kam biseduar me ta.
Fakti që s’do ketë tifozë më duket shumë normale sepse askush nuk të garanton rendin dhe sigurinë e tifozëve që do vijnë.- tha ndër të tjera për TCH.