LSI, Braimllari: Me një opozitë të fortë, qeveria do ishte më pak arrogante

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deklaron se Partia Demokratike ka bërë opozitë të dobët në këto katër vjet dhe është mjaftuar vetëm me protestën e fundit më 18 shkurt, ditë që u fut në çadër.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me deputeten Silva Caka dhe kryetaren e LRI-së Floida Kërpaçi, numri dy i LSI tha se nëse PD do kishte bërë opozitë më të mirë dhe më të fortë, disa probleme të qeverisë dhe një pjesë e arrogancës së saj do ishin goditur më fortë dhe kjo arrogancë do ishte ulur.

Sipas Braimllarit futja në çadër dhe zgjatja e protestës është në të drejtën e PD, por ka një vonesë në mënyrën se si ka funksionuar opozita dhe PD në këto katër vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetë fakti që PD ka bërë vetëm 6 protesta në 4 vjet e konfirmon këtë” tha Braimllari duke e krahasuar edhe me mënyrën se si LSI ka bërë opozitë dikur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“LSI është parti e themeluar dhe e startuar në opozitë dhe më shumë se kushdo ne e dimë se çdo të thotë opozitë. Por PD duhet të kishte punuar më shumë dhe duhet të ishte më e organizuar ndaj disa fenomeneve të qeverisë, veçanërisht ndaj arrogancës”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Qafoku nëse ai dhe LSI kishte të njëjtin shqetësim si PD se paratë e drogës mund të investohen në zgjedhjet parlamentare, Braimllari tha:

“Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është shkatërrim i jetës sociale, shkatërrim i komunitetit dhe i shumë gjerave të tjera. LSI ka angazhim maksimal për të bërë publike dhe për ta denoncuar këtë çështje në çdo kohë dhe për çdo rast”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?