LSI Durrës, Shaqiri: Rindërtimi i dështuar i ”Rilindjes” në Shijak

LSI-ja Durrës, përmes Bahri Shaqirit, hedh akuzat se rindërtimi i dështuar i ”Rilindjes” në Shijak, pasi banesat janë vetëm me gëlqere ilaç e bojë në fasada. ”Ndërhyrjet sporadike në mure e suvatë po kryhen pa asnjë leje ndërtimi e pa asnjë koordinim me strukturat e ngarkuara shtetërore, kjo pasi si shteti ashtu edhe bashkia e kanë lënë në kaos total menaxhimin e rindërtimit. Punimet pa asnjë leje rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve dhe dëshmojnë për një papërgjegjshmëri totale të autoriteteve”,-shkruan Shaqiri në facebook.

Postimi i plotë

Rindërtimi i vetëm që po u bëhet banesave të dëmtuara në Shijak është vetëm me gëlqere, llaç e bojë në fasadat e jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrjet sporadike në mure e suvatë po kryhen pa asnjë leje ndërtimi e pa asnjë koordinim me strukturat e ngarkuara shtetërore, kjo pasi si shteti ashtu edhe bashkia e kanë lënë në kaos total menaxhimin e rindërtimit.
Punimet pa asnjë leje rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve dhe dëshmojnë për një papërgjegjshmëri totale të autoriteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 prill Shijaku do nisë rindërtimin e vërtetë me standarde, shpejtësi dhe transparencë, dhe qyteti do i kthehet banorëve me një përkujdesje të plotë nga qeverisja qendrore dhe vendore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?