LSI e Vlorës denoncon në KQZ tre zyrtarë të administratës publike: Morën pjesë në fushatën e PS
Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Vlorës, këtë të premte ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të lartë të administratës publike, të cilët sipas tyre kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të PS-së. Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës. Nga ana tjetër në denoncimin e LSI-së, thuhet se të tre këto zyrtarë kanë shkelur ligjin dhe vendimin numër 9 të KQZ marrë më datë 24.12.2020.
Deklarata e plotë
Më datë 06.04.2021 kandidati për deputet I Partisë Socialiste ka postuar në faqjen e tij zyrtare Facebook një veprimtari publike ku ka qënë pjesë dhe Anjeza Shiko drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë Vlorë me mbishkrimin “ Cfarë do të thotë, të kesh mbështetjen e një vlonjati? Do të thotë të kesh një ushtri të gjithë në krahë. Imagjinoni të kesh mbështetjen e qindra,mijëra vlonjatëve… #QëndrojmëBashkë #Voto12PS #VloraRock ”
Pjesëmarrja e Anjeza Shiko është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari i bashkisë zëvendësit dge administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, çdo drejtues i shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në çdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota aop emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme,në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”. Për sa mësipër kerkojmë shqyrtimin e rastit nga ana juaj dhe marrjen e masave sipas parashikimeve të vendimit.
Më 05.04.2021 ish drejtoresha e Drejtorise Tatimore Vlorë dhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj ka postuar ne faqjen e saj zyrtare Facebook nje veprimtari publike ku kishte marrë pjesë dhe Francesko Mucaj, drejtor I Shërbimit të Provës Vlorë, njëkohësisht ka dhe statusin e nënpunësit civil, me mbishkrimin: “ Me Frankon, takuam banorët e Rajonit 3, në zonën e ish Fabrikës së Orizit. Pyetje të mençura që të bëjnë të mendohesh mirë për përgjigjen dhe të reflektosh, sepse kjo është një përgjegjësi që mund të mbahet vetëm me mbështetjen e qytetarëve. #Vloranukndalet #SkaKohëPërPushim #Voto12PS ”.
Pjesëmarrja e Francesko Mucaj është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari I bashkisë zëvendësit dhe administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori I përgjithshëm I agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori I përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, cdo drejtues I shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në cdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota aop emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme,në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”.
Sot datë 07.04.2021 në faqjen Facebook PS Vlorë-Rajoni 5 është postuar një veprimtari me karakter public ku pjesëmarrës është Drejtori I Formimit Profesional në Zyrën e Punës Vlorë Klajdi Myzaferi me mbishkrimin “Me Damian Gjiknurin për mandatin e tretë qeverisës #VotoPartinëSocialiste #Voto Nr.12 #SkaKohëPërPushim ”
Pjesëmarrja e tij është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari i bashkisë zëvendësit dhe administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, cdo drejtues i shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në cdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota apo emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme, në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”.