FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI, gjithmonë në terren. Takime me qytetarët në të gjitha lagjet e kryeqytetit

Strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë kanë nisur këto javë takimet intensive në gjithë zonat e kryeqytetit. Drejtuesit e KDK-së së Tiranës, si dhe gjithë përfaqësuesit e LSI-së të angazhuar në kryeqytet kanë zhvilluar takime me qytetarë të ndryshëm dhe grupet e interesit.

Kreu i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari shkruan në Facebook se qëllimi i takimeve është komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, si një standard që LSI e përdor gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm gjatë afrimit të fushatave elektorale.

Në diskutimet me banorë është folur për çështje konkrete që kanë të bëjnë që nga projektet infrastrukturore lokale, por edhe çështje që lidhen me reformat dhe zhvillimin ekonomi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politika jonë është në shërbim të qytetarëve. Ne do të krijojmë një shans për të gjithë. Shanse për çdo qytetar të Tiranës! Forca e LSI jeni ju, njerëzit e thjeshtë!”, -shkruan Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?