LSI i përgjigjet me bejte Bashës: “O Lulo të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda!”

 

Pas akuzave që PD dhe mediat afër të djathtës kanë bërë ndaj LSI-së për blerjen e votave në Shkodër ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit. Sekretari i Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, e ka cilësuar trillim të gatuar në zyrat e kuzhinës së SHQUP këtë akuzë.

Në reagimin e tij, me një shprehje popullore, Rama i kujton Bashës së e ka të keqen nga brenda.

“Kryekuzhinieri dështak të mos ngatërrojë zgjedhjet e lira, të ndershme e korrekte të 21 qershorit, me fushatën e blerjeve që e emëruan atë kryekuzhinier të SHQUP-it.

Ndaj në gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet, s’më mbetet tjetër veç t’i kujtoj vargjet e këngës popullore: “O Lulo të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda!”- u shpreh Luam Rama

 

Deklarata e plotë e Luan Ramës

 

Dua që të shpreh dhimbjen e madhe për gjendjen e dëshpëruar e të pashpresë në të cilën gjendet kuzhina e mykur dhe kryekuzhinieri i dështuar i SHQUP-it, të cilët, të përfshirë prej panikut të humbjes së radhës në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë sajuar alibinë e shpifjes për gjoja blerje të votuesve!

Makina e vjetër propagandistike e stilit stalinist të SHQUP-it, në përpjekje për t’i paraprirë humbjes që do të vijë prej ndëshkimit qytetar, është kaq e çekuilibruar dhe e çoroditur, saqë fyen e poshtëron votuesit dhe mbështetësit e vet, të cilët i konsideron si mall që shiten e blihen, duke dëshmuar në këtë mënyrë, krizën e thellë e të pashërueshme të besimit ndaj SHQUP-it, si kuzhinë e shpifjeve dhe e trillimeve bajate.

Frika e pamundësisë për t’i shkuar garës deri në fund, mungesa e alternativës reale për qytetarët, kriza e besimit të qytetarëve ndaj SHQUP-it dhe kryekuzhinierit të dështuar që si një dështak që e dinte se do të humbasë i iku ballafaqimit me qytetarët e Tiranës, janë shkaqet reale se përse ata ndodhen në këtë gjendje mjerane e të dëshpëruar.

Rritja e mbështetësve dhe e votuesve të LSI-së në të gjithë vendin, forca dhe besimi i qytetarëve që gjejnë tek LSI shprehësen dhe mbrojtësen e interesit të tyre nga njëra anë, dhe, zhgënjimi e distancimi real prej SHQUP-it i shumë qytetarëve, janë parathënie e qartë e verdiktit qytetar të 21 qershorit që si më 23 qershor të vitit 2013, do të dinë të dënojnë me votë, trilluesit dhe fabrikuesit e çorbës bajate të kuzhinës së SHQUP-it.

LSI është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet e të japë të gjithë kontributin e nevojshëm, që të realizojë një proces zgjedhor të ndershëm e korrekt, dhe të mos lejojë askënd në SHQUP a kudo tjetër që të kontaminojë e të prishë procesin zgjedhor.

SHQUP-i dhe kryekuzhinieri i dështuar i tij, të heqë dorë prej alibisë së shpifjeve, dhe nëse ka prova apo fakte, për cilindo përfaqësues, anëtarë a simpatizantë, votues apo mbështetës të LSI-së, le t’i dërgojë ato pranë organeve kompetente të zbatimit të ligjit.

Për të gjitha shpifjet, sajesat dhe trillimet e turpshme, LSI u është drejtuar organeve të zbatimit të ligjit,  të cilat i nxit, i inkurajon dhe i mbështet që të ndëshkojnë me rreptësinë më të madhe cilindo që tenton apo që rezulton të jetë i implikuar në përpjekjet për të manipuluar, vjedhur, blerë apo tjetërsuar votën.

Kryekuzhinieri dështak të mos ngatërrojë zgjedhjet e lira, të ndershme e korrekte të 21 qershorit, me fushatën e blerjeve që e emëruan atë kryekuzhinier të SHQUP-it.

Ndaj në gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet, s’më mbetet tjetër veç t’i kujtoj vargjet e këngës popullore: “O Lulo të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda

SHKARKO APP