Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

LSI kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Tatimeve, Shehaj: Biznesi i saj veprime antiligjore në disa institucione shtetërore

Politikë E diel, 24 Janar 2021 13:05
LSI kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Tatimeve, Shehaj: Biznesi i saj veprime antiligjore në disa institucione shtetërore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëroi të dielën një kallëzim penal ndaj Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve e cila përmes biznesit të saj kryente veprime antiligjore në disa institucione shtetërore. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e LSI-së Tiranë, Brisida Shehaj u shpreh se edhe pse  kompania e saj rezultonte nën sekuestro nga tatimet, ajo u lejua të tjetërsonte aksionet dhe sot që flasim, tha ajo, kompania në fjalë vazhdon të jetë në listën e debitorëve.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Disa ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti me fakte sesi shteti vihet në dispozicion të familjarëve.

Ne denoncuam faktin që biznesi i Drejtoreshës se Përgjithshme të Tatimeve kryente veprime antiligjore në disa institucione shtetërore.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve bënte nul dhe shkresat e dala nga institucioni që ajo vetë drejton.

Dhe pse  kompania rezultonte nën sekuestro nga tatimet ajo u lejua të tjetërsonte aksionet.

Dhe sot që flasim kompania vazhdon të jetë në listën e debitorëve.

Sipas parashikimit të nenit 89 pika 2 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar saktësohet se:

Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave, të parashikuara në këtë kre.

Nenit 91 i Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar ku saktësohen se:

  1. Nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit.
  2. Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale.

Dhe shkresa tip që po ju paraqesim sot përmban këto dispozita ligjore që sapo cituam më lart.

Çdo pretendim fals i ngritur rrëzohet nga ligji i cili shprehet shumë qartë.

Në Nenin 77 pika 8, të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar saktësohet se:

Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, në përputhje me nenin 91, të këtij ligji, pavarësisht nga lidhja e marrëveshjes së pagesës me këste, administrata tatimore, për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor nuk heq dorë nga kjo masë. (Pra nga barra siguruese në QKB)

Veç shkeljeve të neneve të ligjit organik Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, cituara më sipër, procedura vjen në kundërshtim të hapur me disponimin e Kodit Civil dhe më saktësisht të nenit 496 të tij ku përcaktohet:

  1. Zëvendësimi i debitorit me një person tjetër, i cili merr përsipër detyrimin, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e kreditorit.

Dyshimet forcohen nga momenti që Qendra Kombëtare e Biznesit lejon pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin tregtar në momentin që kompania dhe asetet e luajtshme dhe të pa luajtshme të saj kanë qenë nën sekuestro.

Për këtë arsye pyesim:

  1. Përse QKB-ja në momentin që një shoqëri ka detyrime fiskale dhe një urdhër përmbarimi për vënien e sekuestros, ka lejuar shitjen e kuotave të kapitalit të shoqërisë?
  2. A ka bërë shkresën përkatëse Drejtoria e Tatimeve dhe a është pasqyruar ajo në aktet e shoqërisë në QKB?

Këto shkelje ligjore tregojnë qartë përfshirjen e institucioneve shtetërore të cilët me veprime apo mos veprimet ka konsumuar element të veprave penale ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të shpërdorimit të detyrës, dhe përfitimit të paligjshëm të interesave, parashikuar respektivisht nga nenet 245/1, 248 dhe 257 të Kodit Penal.

Për këtë aferë LSI pa vonesë do të depozitojë pranë SPAK kallëzim penal”, u shpreh  nënkryetarja e LSI-së Tiranë, Brisida Shehaj.

Etiketat e lidhura

ShehajTatimeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 3 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 4 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 5 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.