LSI kritika qeverisë: MAS përgjegjëse, por tani e tutje transparencë me maturantët

LSI kritikon MAS për situatën që çoi maturantët kandidatë për studentë në Universitete dhe kërkon dialog të hapur transparencë e përgjegjshmëri.

Përmes deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj kërkohet reflektim nga MAS për disa probleme të hasura:

“– Vendosja dhe ndryshimi i kritereve të pranimit në Universitete shqiptare ndryshe nga ato që ishin përcaktuar në fillim të vitit shkollor. Këto kritere duhej tu ishte njoftuar gjimnazistëve jo vetëm që në fillim të vitit të tretë por që në fillim të vitit të parë dhe nuk është normale që këto ndryshime të ishin bërë në vitin e fundit. Kjo duhej të ishte marrë parasysh nga MAS dhe universitetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Moskoordinim i MAS me Universitete shqiptare. Kjo solli gjithë këtë shqetësim dhe është i pamerituar pasi nuk ka pasur të bëjë drejtëpërdrejtë me atë që gjimnazistët kanë bërë gjatë viteve të tyre të studimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Tjetër shkak që ka komplikuar situatën është ndryshimi në ligjin për arsimin parauniversitar që lidhet drejtëpërdrejtë me ligjin e arsimit të lartë,provimet e gjimnazistëve nëse do të shërbenin si dalëse nga gjimnazi apo hyrëse për në Universitet.

-Hartimi dhe miratimi i të gjithë akteve nënligjore që do e bëninligjin të zbatueshëm. Këto akte nuk u miratuan në kohën e duhur dhe solli pasojat që po i vuajmë.

Mehmetaj i bëri ftesë MAS që me shumë përgjegjshmëri dhe konstruktivitet të jetë pranë gjimnazistëve dhe çdo procedurë që bëhet nga tani e në vazhdim të jetë transparente.

“Ftojmë gjimnazistët të përpiqen të kalojnë këtë situatë duke u treguar bashkëpunues”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?