LSI mbledh grupin, PS thërret Kryesinë në 19:30, çfarë vendimi do marrin për Presidentin?
Kryesia e PS pritet të mblidhet mbrëmjen e sotme për t’i dhënë drejtim çështjes së Presidentit që ka ezauruar 3 raundet e para për zgjedhjen e tij.
Burime nga selia rozë thanë se mbledhja e Kryesisë do të jetë sot në 19:30 për të vendosur përfundimisht për emrin e Presidentit të ri të vendit.
Në 3 raundet e para nuk ka pasur asnjë kandidat, ndërkohë që sot kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje LSI-së të vendosë për çështjen e Presidentit, pasi në të kundër PS do ta zgjidhte e vetme. Nga ana tjetër mediat kanë nisur të qarkullojnë edhe emrin e ri, ku hidhen dyshime edhe për kreun e Kuvendit Ilir Meta. Gjithsesi në orët në vijim pritet të hidhet dritë mbi këtë çështje, kjo edhe pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së pasditen e sotme.
Nesër në orën 17:00 është vendosur edhe raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit por me shumë gjasa nëse nuk zgjidhet në raundin e katërt, edhe raundi i pestë do të jetë nesër.
KOHA JONË SONDAZH

