LSI: Meta nuk është përfshirë në asnjë aferë

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të anëtarit të saj të kryesisë, Sokol Dervishaj, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike ndaj Ilir Metës për përfshirje në një skemë mashtrimi me miliona euro në CEZ.

“Nëse PD-ja u beson akuzave të saj, le t’i drejtohet studios ligjore dhe jo të spekullojë sepse diversioni pa bazë është i dështuar. T’i gjurmojë gjetkë aferat, pasi PD-ja e di mirë se kush është i përfshirë në këtë aferë. Janë personazhe brenda saj”, tha Dervishaj.

“Strategjia e shpifjes mund t’i kthehet në bumerang. Zyrtarë të PD-së e kanë bërë të mundur këtë aferë”, shtoi Dervishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?