LSI në Durrës denoncon skandalin: Shkolla e inauguruar nga Rama si e re, pa ujë dhe pa ngrohje

Pak ditë më parë, kryeministri inauguroi shkollën e re “Shaqe Mazreku” në Durrës. Kryeministri tha se shkolla është rinovuar totalisht dhe me kushtet më moderne. Ndërkohë sot, LSI në Durrës ka sjellë pamje nga objekti i ri i ndërtuar nga qeveria, ku rezulton se shkolla është pa ujë dhe pas sistem ngrohje.

Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës thotë se vetëm koshat e basketbollit në këtë shkollë kanë kushtuar 1500 euro, ndërkohë që “investuesi” nuk ka vendosur priza dhe dritat.

Denoncimi i plotë i Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri në largim inauguroi para pak ditësh shkollën “Shaqe Mazreku” në Durrës, por gjysma e godinës është pa drita, pa priza, pa ngrohje, me pajisje të dëmtuara, përfshirë edhe koshat e basketbollit me kosto 1500 Euro, tek të cilat gjuajti me top edhe kryeministër tersi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit e nxënësve janë të shqetësuar pasi godina nuk ka rrethim e as oborr dhe ngjitur me të gjendet një pallat i dëmtuar nga tërmeti, në rrezik shembje.

FASADA – FASADA – FASADA

Ky është bilanci i kësaj qeverie të dështuar dhe korruptive.

Ku kanë shkuar 1.15 miiliardë Eurot? Me ato para Durrësi do ishte rindërtuar i tëri.

Më 25 prill ta largojmë këtë sekt të papërgjegjshëm kllounësh dhe të nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit dhe Shqipërisë “.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?