LSI në protestë. Kryemadhi thirrje Ramës: Hiq taksën në Rrugën e Kombit

Opozita ka nisur sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile ndaj qeverisë si dhe kundërshton taksat e vendosura nga qeveria.

Për rreth tri orë, 4 akset kryesore të vendit do të jenë të bllokuara, pasi qytetarët dhe deputetët e opozitës do të jenë duke protestuar ndaj qeverisë dhe rritjes së vazhdueshme të taksave.
Kryemadhi ka folur nga kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, ku tha se sot qytetarët duhet të marrin ën dorë fatet e tyre. Ajo i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit.
“Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Tetari i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batuat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për të taksat. Ne kemi një uzurpim dhe është instaluar diktatura e krimit dhe drogës. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”- tha Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1579664208812982/

FOTOLAJM/PROTESTA E LSI NË LUSHNJE

SHKARKO APP