LSI nuk voton për përjashtimin e Palokës
Politikë E Enjte, 6 Maj 2021 11:43
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka qenë dakord me kërkesën e PS për të përjashtuar nga parlamenti kryetarin e grupit të PD, Edi Paloka. Në Byronë e Kuvendit LSI ka abstenuar dhe përjashtimi për 5 ditë është vendosur vetëm nga votat e PS. Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i kuvendit, Edmond Spaho tha se Byroja është kthyer në plotësuese të tekave të PS.
KOHA JONË SONDAZH

