FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI, paralajmërim për PS: Votuesit tanë nuk i shkarkoni dot, nuk mbaron me kaq!

Shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfaqësuesit e së cilës po adresojnë në rrjetet sociale paralajmërime të forta në adresë të Partisë Socialiste.
klevi pojana
Numri dy i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana në një status të tij në “Facebook” ka ironizuar vendimin e Ramës për shkarkimin e Manjanit duke lënë të nënkuptohet se forca e LSI-së nuk qëndron tek një ministër por tek elektorati, që sipas tij vjen gjithmonë në rritje. “Forca e LSI buron nga qytetarët. Ata as emërohen, as shkarkohen. Ne rritemi, numër 1”, – shkruan Pojana në “Facebook”.
dejana
Një tjetër përfaqësuese e LSI-së, Dejana Kallogjeroviç, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka qenë më e drejtpërdrejtë në reagimin e saj. “Yjet si Manjani, nuk bien! Nuk mbaron këtu!”, – paralajmëron ajo. Është e qartë në adresë të kujt shkojnë këto shigjeta të LSI-së por ajo që nuk mund të thuhet me siguri është fakti se sa e rëndojnë ato klimën brenda koalicionit qeverisës.
(BalkanWeb)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?