Rama: Shtëpitë e ndërtuara pa leje, edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, nuk shemben
Kreu i grupit parlamentar i LSI-s, Petrit Vasili, përmes një konference për shtyp ka publikuar dy video me premtime të qarta të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale për legalizimin e banesave.
Në këto video, Rama shprehet se shtëpia është e djersës dhe gjakut. Petrit Vasili ka zgjedhur si video të dytë atë ku Rama bën të njëjtin premtim vetëm për të rrëmbyer votat, por me theks edhe më fortë: ”Shtëpitë e ndërtuara pa leje edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, nuk shemben”.
Pas kësaj komentet i bëni vetë!