LSI: Pesë pyetje që presin përgjigje nga ministrja Gjonaj
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, në një deklaratë për mediat kërkoi shpengime nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me aktivitetin e saj si ministre, por dhe disa vendime gjykatash që janë dhënë muajt e fundit në favor të bashkëshortit të saj.
Deklarata e plotë për mediat e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj:
“Në kuadër të transparencës dhe ligjshmërisë për ti ardhur në ndihmë reformës në drejtësi nga sot e në vijim do të nisim një seri pyetjesh dhe denoncimesh publike dhe te dokumentuara ndaj Ministres Etilda Gjonaj dhe mentorazhit të saj. Me qëllim që qytetarët shqiptarë jo vetëm të njohin se cila është Etilda e qeverisë por edhe të kuptojnë arsyet dhe motivet e vërteta se përse kryeministri nuk e shkarkoi dhe atë njësoj si pjesën më të madhe të qeverisë së tij.
Pyetja e parë, Etilda Gjonaj, është Etilda ministre e qeverisë apo është Etilda e Gjykatave Ku punonte bashkëshorti juaj znj.Gjonaj dhe çfarë pune bënte deri në vitin 2016?
Çfarë problemesh ligjore ka pasur bashkëshorti juaj në periudhën që është pushuar nga puna?
Po me organet e drejtësisë, çfarë problemesh ka pasur, dhe çfarë raportesh ka pasur bashkëshorti juaj?
Sa ishte kohëzgjatja e procesit gjyqësor deri në marrjen e vendimit të formës së prerë ndaj bashkëshortit tuaj?
Dhe pyetja e fundit për sot zonja ministrie, ku është sot bashkëshorti juaj? Ku punon sot bashkëshorti juaj dhe çfarë pozicioni mban ai në atë vend pune?
Shpresojmë që zonja ministre të ketë kurajon, ndoshta dhe argumentin për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve që sot ishin vetëm për të filluar”.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/364883667440575/