LSI, Petrit Vasili : Qeveria lajthiti për spitalin e Traumes

 

Reagim i Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili lidhur me kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili ka komentuar urdhrin e Kryeministrit Nr. 3900 dt 27.8.2015 për kalimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Në një prononcim për mediat, z. Vasili u shpreh se ky veprim është një hap pas dhe se do të ndalojë ndryshimin e nisur në këtë Qendër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rikthimi i Spitalit të Traumës në ushtarak në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes është një hap prapa. Qeveria duhet të rishikojë me racionalitet këtë vendim të saj. Ky veprim është nonsens me programin e qeverisë për shëndetësinë”, – tha z. Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e konsideruar një vendim të pakonsultuar me specialistët e shëndetësisë, z. Petrit Vasili theksoi se ky ndryshim mund të ndikojë në uljen e nivelit të shërbimit për pacientët.

“Me këtë vendim ndalet ndryshimi i nisur në Qendrën e Traumës dhe njëkohësisht do të ulet niveli i shërbimit për pacientët. Ky vendimi është marrë pa u konsultuar më parë me specialistët e shëndetësisë”, – u shpreh z. Petrit Vasili.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?