Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:59 Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia Trajneri i Kombëtares, Maran, është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, duke vlerësuar jo vetëm rezultatin, por edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

LSI prezanton kandidatin e ri në Shkodër. Kush është Edmond Ndou, shkodrani me vizion të qartë për ardhmërinë e kryeqendrës së veriut

Politikë E shtunë, 27 Shkurt 2021 12:12
LSI prezanton kandidatin e ri në Shkodër. Kush është Edmond Ndou, shkodrani me vizion të qartë për ardhmërinë e kryeqendrës së veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ramazan Çeka

Edmond Ndou, shkodrani me vizion të qartë për ardhmërinë e Shkodrës

Edmond Ndou, djali fisnik që hijeshon dhe nderon qytetin e Shkodrës me vlerat dhe virtytet më të larta të qytetarisë, të mishëruara në karakterin e tij dinjitoz m’u dha rasti ta njihja para shumë kohësh. Ishin muajt e fundit të vitit 2014 ku në përçapjet e gjata zyrtare të formulimit të dokumentave për legalizimin e pronave të mia rastisi që disa shkresa zyrtare të m’i plotësonte Mondi, siç e thërrisnin kolegët e tij. Më ra në sy pasioni dhe përkushtimi me të cilin punonte. Disi i habitur nga korrektësia e tij në komunikim me njerëzit guxova ta pyes, se cili është profesioni juaj Mondi? Me atë buzqeshjen e ëmbël që e karakterizon ngriti kokën nga kompjuteri dhe m’u drejtua me mirësjellje. Jam jurist në profesion dhe këtu merrem me plotësimin e dokumentave të pasurive të paluajtshme të Shkodrës, detyrë, të cilën mesa duket e ka mbajtur edhe disa vite me vonë pasi në 2017 po për nevoja familjare, në një shkresë zyrtare që mora në këtë institucion rastisi të ketë vulën dhe firmën e tij tashmë si drejtor suprem i këtij dikasteri.

Pak kohë më vonë, po në 2017 Edmond Ndou bëhet një emër i njohur në Qarkun e Shkodrës si kandidat për deputet nga radhët e LRI-së. Aty njohja jonë mori një rrjedhë akoma më të madhe pasi në bashkëpunim me djalin tim Arsidin u angazhuam për të realizuar spotin e LSI-së së asaj fushate elektorale, e cila pati një sukses të paparë, qoftë si tekst ashtu edhe si muzikë. Gjatë xhirimit të videoklipit me të rinjtë e kësaj force politike pata fatin e mirë ta njoh Mondin edhe si lider të atij grupi rinor, i cili me autoritetin e tij dinte të mbante të gjallë frymën e shpresës dhe të mblidhte rreth vetes djem e vajza mjaft të talentuar, shumica të angazhuar me studime akademike. Pak muaj më vonë Edmond Ndou emërohet Drejtor i “Medja Nord” televizioni më i madh lokal në Shqipëri nga ku bashkëpunimet mediatike me të morën një rrjedhë të gjatë e plot suksese. Kjo falë njohjes dhe kontakteve të shumta që kisha me kolosët e artit, muzikës, ekranit e deri tek ata mediatike, ku krijuam fusha të ndërsjellta komunikimi dhe bashkëpunimi; si me televizionin që ai drejtonte, po ashtu edhe me stafin me të cilët punonte. Shumë herë kam qenë i ftuar në programet e këtij televizioni për të cilin mund të them me plot gojë se falë përkushtimit të drejtorit të saj z. Edmond Ndou, si dhe punës së talentuar të stafit TV1 CHANNEL me emisionet e tyre me mesazh të fuqishëm informues dhe sensibilizues, edhe pse cilësohet si media lokale, jehona e shtuar e tij po e kthejnë atë në një media të fuqishme kombëtare, çka u vu re edhe në koncertin e veçantë e tejet të rrallë të këngëtarit, “Mjeshtrit të Madh” Bujar Qamili në ditët më të errta të 2020-ës kur pandemia, izolimi, skamja, frika e varfëria kishin gjunjëzuar rëndë Shkodrën dhe të gjithë botën ku shpërndarja dhe shikueshmëria prekën shifra marramendëse. Në një nga takimet tona, të cilat lidhen kryesisht me punën time si asistent prej dy sezonesh, i emisionit “Pasdite në TV1 Channel”, televizionin që ai drejton, shprehu dëshirën për të realizuar edhe një këngë motivuese për të rinjtë e këtij qyteti, tekstin e së cilës ia kisha lexuar ditë më parë në kafe, çka u bë edhe shkas i këtij shkrimi modest krahasuar me sa meriton Ai.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po kush është Edmond Ndou?
Edmond Ndou lindi në qytetin e Shkodrës më 06.05.1990 në një familje të thjeshtë shkodrane nga dy prindër mjaft të vlerësuar e të respektuar nga ky qytet. Prindërit e tij Kol Prel Ndou dhe Lindita Nikoll Logu do bënin gjithçka për ta mirë edukuar e shkolluar këtë djalë, për ta bërë në të ardhmen e tij një qytetar model. Studimet e para akademike për drejtësi, dhe ato pas universitare “Master Shkencor” të profilizuar në Administratë Publike dhe Kushtetuese, Edmond Ndou i kreu në Shkodër. Më pas, duke mos u mjaftuar me aq në egot e tij për dije, gjatë viteve 2018 – 2019 kryen shkollën e specializuar të Avokaturës në Tiranë. Gjatë gjithë formimit të tij akademik Edmond Ndou përvetëson edhe disa gjuhë të huaja, të cilat janë një bonus kulturor për kornizën e tij, duke e përgatitur kështu edhe për një karrier të suksesshme si lidër politik apo juridik. Falë gjithë këtij përkushtimi, serioziteti në punë dhe respekti të ndërsjelltë me njerëzit, që nga më të thjeshtit e deri tek personalitete të shquar të të gjitha dimensioneve, politike, juridike e diplomatike, Edmond Ndout në 2020-tën i akordohet titulli i lartë “Misionar dhe Ambasador i Paqes në Botë”. Kjo përvojë e gjatë pune, dijesh, komunikimi dhe respekti të ndërsjelltë me qytetarët e Qarkut të Shkodrës ka bërë që z. Edmond Ndou të guxojë sërish të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në strehën e tij të zemrës politike si deputet i LSI-së, i cili renditet i dyti në listën e këtij subjekti politik. Garimi i tij nga qytetarët e Qarkut të Shkodrës shihet si një mundësi e artë për ndryshimin e kësaj situate kaotike sociale që edhe sikur të mos mungonte pandemia sërish është e rëndë. Rënia e thellë ekonomike, emigrimi i të rinjve dhe rritja e papunsisë, të cilat i vë në dukje vazhdimisht, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, thotë Ai. Edmond Ndou vazhdimisht thotë; unë garoj për Shkodrën dhe qytetarët e saj dhe jo për poste individuale. Rinia duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Shqipëria është e të gjithëve ndaj ne duhet të japim më të mirën tonë për këtë vend e në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja pse Edmond Ndou cilësohet si shkodrani me vizion të qartë për ardhmërinë e Shkodrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

edmond NdouLSIShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 1 minute

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 21 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 57 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 58 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.